Salih Murat ligjëroi në Forumin Rinor të Organizatës së Shteteve Turke në Stamboll

Deputeti Salih Murat ka bërë të ditur se ka marrë pjesë si folës në Forumin Rinor të Organizata e Shteteve Turke, i cili u mbajt në Shkolla ITO Marmara Anadolu İmam Hatip Lisesi, një nga institucionet arsimore më të njohura në Turqi.

Në fjalimin e tij me temën “Uniteti, e Drejta dhe Identiteti në Botën Turke: Dëshmia e një deputeti dhe ish-kryetari të Gjykatës Kushtetuese nga Ballkani”, Murat tha se ishte nder dhe përgjegjësi e veçantë të fliste para të rinjve në këtë platformë të Organizatës së Shteteve Turke.

Ai falënderoi drejtorin e shkollës, Mücahit Kıbrıs, si dhe stafin drejtues për organizimin dhe mikpritjen.

Sipas Muratit, ura e bashkëpunimit nga Shkupi drejt Stambollit përfaqëson një kontribut të sinqertë në forcimin e unitetit të botës turke dhe realizimin e idealeve të përbashkëta në kuadër të Organizatës së Shteteve Turke.


Go to TOP