Hoti uron SHBA-në për 4 Korrikun: Mirënjohës për mbështetjen në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Përmes një postimi, Hoti theksoi se Kosova e nderon me krenari Ditën e Pavarësisë së aleatit dhe mikut të saj më të ngushtë.
“Kosova me krenari nderon Ditën e Pavarësisë së aleatit dhe mikut tonë më të ngushtë, Shteteve të Bashkuara. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Amerikës në udhëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit demokratik”, shkroi ai.
Në fund të urimit, Hoti i uroi popullit amerikan Ditën e Pavarësisë duke shprehur edhe një herë mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës. /Kosova.info/
