200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësirë publike në Prishtinë
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro ndaj një personi që është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Komuna bëri të ditur se ndotja e qytetit nuk është vetëm një veprim i papërgjegjshëm, por edhe shkelje e rregullave që ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.
Sipas njoftimit, kontrollet në terren do të vazhdojnë rregullisht dhe masat ndëshkuese do të zbatohen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit duke theksuar se mbajtja e qytetit të pastër është përgjegjësi e përbashkët. /Kosova.info/
