Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

Në Klinë është përururar shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Fotografi dhe detaje nga kjo ceremoni I ka bërë të ditura përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se brezat e tërë që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojnë përjetë.

Sot, në Klinë, në vigjilje të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nderuam Presidentin historik Ibrahim Rugova në përurimin e shtatores së tij.Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi.Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit.

Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”, shkroi Haradinaj

Go to TOP