Kongo po e befason Anglinë
Kongo po vazhdon të befasojë Anglinë në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026.
Pas 45 minutave të para, përfaqësuesja afrikane kryeson me rezultat 1:0, falë golit të Cipengës të shënuar në minutën e 7-të.
Anglia pati disa raste të mira për ta rikthyer baraspeshën, por nuk arriti të konkretizojë asnjërën prej tyre gjatë pjesës së parë.
Në anën tjetër, Kongo ishte pranë golit të dytë, por shtylla i mohoi festën, duke shpëtuar portën e anglezëve.
Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në çerekfinale të Botërorit 2026.
