Irani eksporton naftë përmes Hormuzit për herë të parë pas dy muajsh
Dërgesat e para të naftës së papërpunuar iraniane në dy muaj janë nisur nga Ngushtica e Hormuzit, sipas firmës për gjurmimin e anijeve, TankerTrackers.com.
Kjo ndodhi vetëm disa ditë para se zyrtarë të lartë iranianë dhe amerikanë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër, që ka për qëllim përfundimin e luftës mes dy vendeve.
Duke përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna të transportit, TankerTrackers tha se ka verifikuar eksportet e para të naftës të Iranit që prej vënies së një bllokade detare nga Shtetet e Bashkuara dy muaj më parë. /REL/
