AAK në Drenas premton zhvillim ekonomik e partneritet ndërkombëtar
Një ditë para mbylljes së fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur takim elektoral në Drenas.
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është takuar sot me përkrahësit e partisë që ai përfaqëson në Drenas.
Gjatë shpalosjes së programit qeverisës ai theksoi se zhvillimi ekonomik për vendin dhe partneriteti ndërkombëtar janë prioritetet.
Themeluesi i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se vendit i duhet qeverisja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm.
Ardian Gjini, kandidat për kryeministër, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta trajtojë energjinë si çështje të sigurisë kombëtare për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe çmime më të përshtatshme në treg.
