PDK shpalos programin në Podujevë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët e Podujevës. Hamza tha se garon me program që në qendër ka ekonominë e zhvilluar në shumë fusha, duke filluar nga bizneset, rritjen e pagave.

Duke folur për rritjen e pensioneve të kategorive të ndryshme sociale, Hamza premtoi edhe investime energjetike dhe infrastrukturë.

Hamza po ashtu premtoi investime të shumta edhe në fusha të tjera, deri te arsimi e shëndetësia, si dhe energjia.

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza, duke premtuar edhe investime në sport, u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që më 7 qershor ta votojnë programin e tyre zhvillimor për t’i arritur këto objektiva.

Go to TOP