Gjini takon Prattipatin: Ndërrimi i lidershipit të Aleancës në asnjë formë s’do të thotë ndërrim i orientimit strategjik

Ardian Gjini, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi për takim me u.d Ambasadoren amerikane, Annu Prattipati, të cilën e siguroi se ndërrimi i lidershipit të patisë “në asnjë formë ndryshim të orientimit tonë strategjik.”

Gjini tha se i shprehu mirënjohjen e Aleancës për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të prisja sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

E falënderova znj. Prattipati për vizitën, si dhe për urimet e saj me rastin e marrjes së detyrës në krye të Aleancës.

Gjatë bashkëbisedimit, ndamë pikëpamjet tona për proceset aktuale politike, e në veçanti për procesin e zgjedhjeve në Kosovë.

Po ashtu, e sigurova znj. Prattipati se ndryshimi i fundit në lidershipin e Aleancës nuk nënkupton në asnjë formë ndryshim të orientimit tonë strategjik dhe të bindjeve tona të prera për rrugën që duhet të ndjekim.

Përgjatë bisedës, shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në të gjitha fazat historike dhe shtetndërtuese të Kosovës.

Go to TOP