Hoxhaj takon kongresistin amerikan: Kërkon mbështetje për gjykim të drejt dhe lirues për Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Kandidati për deputet nga PDK dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se në Prishtinë ka takuar kongresistin amerikan Keith Self, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se gjatë takimit ka ngritur shqetësimin për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duke kërkuar mbështetje amerikane për një trajtim të drejtë të rastit.
“Ishte kënaqësi të takoj në Prishtinë kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self, me të cilin bisedova për sfidat që po përballet vendi ynë. Shpreha shqetësimin tim lidhur me gjykimin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se ka kërkuar “mbështetje për gjykim të drejt dhe lirim të shpejt për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin nga ky proces i dëmshëm, që ka tejkaluar çdo standard juridik dhe njerëzor, si dhe që kjo çështje të ngrihet edhe në Kongresin Amerikan”.
Në fund të reagimit të tij, Hoxhaj ka deklaruar se “padrejtësia ndaj çlirimtarëve duhet të marrë fund”. /Kosova.info/
