Kajtazi për 2 milionët për mërgatën: Keqpërdorim i taksave për interesa elektorale
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore për mërgatën.
Përmes një reagimi publik, Kajtazi e ka cilësuar këtë vendim si keqpërdorim të parasë publike në prag të zgjedhjeve duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për veprime me motive elektorale.
Ai ka ngritur shqetësimin se, sipas tij, ndërkohë që fondet publike po orientohen në iniciativa të tilla, sektori shëndetësor përballet me mungesë të barnave dhe kushte të vështira për pacientët në QKUK.
Në reagimin e tij, Kajtazi ka kritikuar gjithashtu edhe opozitën duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në zgjedhje nëse, sipas tij, nuk kundërshton fuqishëm vendime të tilla.
“Albin Kurti është kriminel. Duhet të trajtohet si i tillë”, tha Kajtazi. /Kosova.info/
