Kuçi: Kurti zbrazi Kosovën me emigrim, tani shpërndan miliona për bileta “dy ditore”

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti lidhur me politikat ndaj mërgatës dhe emigrimit.

Sipas Kuçit, gjatë gjithë mandatit të tij, Kurti ka kontribuar në largimin e të rinjve nga Kosova duke e cilësuar këtë si një “rrugë pa kthim” për mijëra qytetarë. Ai ka theksuar se në fund të mandatit, ndarja e miliona eurove për subvencionimin e biletave për mërgatën është vetëm një veprim i përkohshëm dhe me qëllime elektorale.

“O Albin, mërgata nuk ka nevojë për marketing e subvencione momentale. Ka nevojë për perspektivë, vende pune, siguri dhe arsye për të jetuar e investuar në Kosovë”, ka deklaruar Kuçi.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, vendi ka nevojë për politika që nxisin kthimin e qytetarëve dhe jo largimin e tyre duke përfunduar me mesazhin kritik ndaj Kurtit se “atij i takon bileta pa kthim”. /Kosova.info/

Go to TOP