Dushi: Kurti po ndikon në garën zgjedhore me para publike, rrezik për demokracinë

Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti duke e akuzuar për përpjekje për ndikim në procesin zgjedhor përmes përdorimit të parasë publike dhe resurseve qeveritare.

Sipas Dushit, një qasje e tillë cenon parimet themelore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke theksuar se barazia e garuesve politikë është një standard “i panegociueshëm” në demokracitë moderne.

Ai u shpreh se praktika të tilla të ndikimit në vullnetin e votuesve, përmes mjeteve shtetërore, përbëjnë shqetësim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë në Kosovë duke i krahasuar me modele të mëhershme negative në rajon.

Dushi paralajmëroi se përdorimi i institucioneve dhe buxhetit publik në kohë fushatash zgjedhore rrezikon të deformojë garën demokratike dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. /Kosova.info/


Go to TOP