Rrahmani viziton Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

Sulmuesi i njohur kosovar, Albion Rrahmani, i cili aktualisht po shkëlqen në kampionatin çek me skuadrën e Sparta Pragës, ka vizituar ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Rrahmani u prit nga menaxhmenti i fakultetit, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim tejet frymëzues me studentët, të cilët patën mundësinë ta pyesnin nga afër rreth rrugëtimit të tij, sfidave dhe suksesit në futbollin ndërkombëtar.

Nga fakulteti e vlerësuan këtë vizitë si mjaft motivuese për studentët duke e cilësuar yllin e kombëtares si një shembull perfekt të përkushtimit dhe punës, teksa i uruan suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale. /Kosova.info/

Go to TOP