Reshitaj thotë se LDK do t’i fitojë zgjedhjet, tregon arsyet pse u largua nga LVV-GUXO
Lidhja Demokratike e Kosovës po hyn në zgjedhjet e 7 qershorit me synimin për të dalë fituese, thotë kandidatja për deputete nga radhët e kësaj partie, Albena Reshitaj. Ajo, e cila së fundi iu bashkua partisë së udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, vlerëson se LDK-ja ka platformën dhe programin më të mirë qeverisës për vendin.
Në “Intervista zgjedhore” për KosovaPress, Reshitaj deklaroi se LDK-ja po kërkon besimin e qytetarëve për të ndërtuar institucione stabile dhe për të ruajtur partneritetin me aleatët ndërkombëtarë.
Sipas saj, zgjidhja ideale për presidente është Vjosa Osmani, andaj pas zgjedhjeve do të jenë të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike që janë të gatshme për kompromis dhe për ndërtim të institucioneve funksionale.
“Ne po hyjmë në zgjedhje për të fituar besimin qytetar dhe po e vendosim përpara platformën tonë, programin tonë qeverisës, dhe normalisht mendojmë dhe besojmë që ky program është i duhuri për vendin. Ne po punojmë që të kemi institucione të qëndrueshme, që të ruajmë partneritetin tonë me miqtë tanë ndërkombëtarë, të ruajmë bashkëpunimin me kolegët, të krijojmë një unitet brenda vendit tonë dhe këtë program ta implementojmë në një qeveri e cila do të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës…(Preferencat për koalicion) Të gjithë ata që e marrin seriozisht vendin dhe ndërtimin e vendit. Të gjithë ata që janë të gatshëm të bëjnë kompromis politik të shëndoshë e t’i bashkojnë forcat për të mirën e vendit. Të gjithë ata që faktorin ndërkombëtar, sidomos miqtë tanë, i shohin si aleatë, dhe të gjithë ata që duan një shtet pa arrogancë, por një shtet që funksionon në shërbim të mirëqenies së qytetarëve”, thotë ajo.
Ani pse këto mjete janë ndarë edhe në muajin dhjetor, kur Reshitaj ka qenë pjesë e LVV-GUXO, ajo thotë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë para zgjedhjeve.
“Kjo është thjesht një lloj lëmoshe, edhe fatkeqësisht para fushatave zgjedhore, sepse është edhe një ofendim ndaj qytetarëve, sepse po u jepet një farë ideje që ‘po të jap një përkrahje e ti më përkrah pastaj mua në fushatë’. Stabiliteti institucional, mosshkuarja në zgjedhje, gjetja e zgjidhjeve dhe kompromisi politik, bashkëpunimi me oponentin politik, do të kishte qenë shumë më falënderuese për qytetarin sesa kjo shkuarja në zgjedhje dhe fushata. Për qytetarët gjithmonë është e mirëseardhur përkrahja e shtetit. Mirëpo është momenti i fundit që ne duhet të mendojmë për një strategji të qëndrueshme afatgjate të zhvillimit të Kosovës. Rritjen e numrit të punësimeve, sidomos për gratë dhe për të rinjtë, pastaj zhvillimin ekonomik, strategji të qëndrueshme dhe afatgjate në energjetikë, mbrojtjen e sigurisë, shëndetësi e ashtu me radhë”, përfundon Reshitaj.
