Abdixhiku nga Vitia: Politika ka kuptim vetëm kur dëgjon qytetarët
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim në kuadër të bashkëbisedimeve “Hajde Folim” në Viti, ku tha se interesimi dhe debatet me qytetarët po dëshmojnë nevojën për më shumë dëgjim dhe komunikim të drejtpërdrejtë në politikë.
Abdixhiku u shpreh se gjatë takimit janë diskutuar brengat e përditshme të qytetarëve, zhgënjimet, por edhe shpresa për një Kosovë më të mirë.
“Biseda të hapura, pa filtra, ballë për ballë. Sepse politika ka kuptim vetëm kur dëgjon”, ka deklaruar ai.
Ai falënderoi qytetarët e Vitisë për mikpritjen dhe energjinë pozitive duke e cilësuar takimin si një mundësi të rëndësishme për të dëgjuar zërin e qytetarëve nga afër. /Kosova.info/
