​Sami Lushtaku: I përgjigjem institucioneve për dallim prej Albin Kurtit, Prokuroria të mos instrumentalizohet

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë një postim në Facebook, para intervistimit të tij lidhur me incidentine e djeshëm. Ai tha se ‘’si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë’’.

Lushtaku shkroi edhe se ai i respekton institucionet për të cilat, ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar.

‘’Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.

Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.

I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.

Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.

Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion! /Kosova.info/


Go to TOP