Fadil Aliu: Profesor Alush Gashi do të kujtohet gjithmonë si një Rugovist i përbetuar
Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Fadil Aliu, ka reaguar pas vdekjes së profesorit Alush Gashi, duke e cilësuar atë si një figurë të urtë dhe intelektual të rrallë.
Aliu, përmes një postimi, tha se Alush Gashi do të kujtohet gjithmonë si “një njeri i urtë, intelektual, i matun, taman si një Rugovist i përbetuar”.
“Prehu në paqe Profesor Alush Gashi. Ngushëllime gjithë familjes dhe shoqërisë për këtë humbje të madhe”, shkroi ai.
