Arben Gashi garon me numrin 28 në listën e LDK-së: Voto me bindje, zgjedh me besim
Ish deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me numrin 28 në listën zgjedhore të LDK-së.
Përmes një mesazhi publik, Gashi tha se renditja në listë ka rëndësinë e saj, por sipas tij më e rëndësishme mbetet lidhja me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna me përkushtim në shërbim të vendit.
“Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër”, ka deklaruar ai.
Gashi u shpreh se në këtë garë hyn me shpresë, energji pozitive dhe vullnet për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës.
“Voto me bindje. Zgjedh me besim. Vendos me shpresë. Na priftë e mbara!”, përfundoi mesazhin e tij kandidati i LDK-së. /Kosova.info/
