Sadiku: Qytetarët votojnë për vlera, jo për numra
Ish deputeti dhe kandidati për deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, ka theksuar se besimi i qytetarëve nuk fitohet me numra në listë, por me karakter, vizion dhe përfaqësim dinjitoz.
Përmes një reagimi publik, Sadiku u shpreh se qytetarët votojnë për emrin dhe vlerat që përfaqëson kandidati, duke shtuar se besimi i dhënë nga qytetarët është nder dhe përgjegjësi për të qenë zëri i tyre.
“Qytetarët nuk votojnë për numër. Ata votojnë për emrin, karakterin, vizionin dhe vlerat që ti përfaqëson. Besimin dhe nderin ta japin që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfaqësohet me dinjitet”, ka deklaruar ai.
Në fund të mesazhit të tij, Sadiku ka shprehur mbështetjen për LDK-në me sloganin simbolik “♥️ LDK ✌️”. /Kosova.info/
