Hysen Çekaj rikandidon për deputet: Synon mbështetje edhe më të madhe nga mërgata

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, ka njoftuar se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.

Përmes një adresimi publik drejtuar anëtarëve të LDK-së, miqve dhe familjarëve, Çekaj ka kujtuar mbështetjen që kishte marrë në zgjedhjet e kaluara, ku ishte zgjedhur deputeti më i votuar në mërgatë nga të gjitha partitë politike.

Ai ka theksuar se ky rezultat ishte dëshmi e besimit dhe punës së përbashkët me bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij.

“Sot, bashkë me ekipin tonë, synojmë ta thellojmë edhe më shumë këtë rezultat; me më shumë organizim, më shumë përkushtim dhe me një vizion të qartë për përfaqësim dinjitoz, serioz dhe shtetformues”, ka deklaruar Çekaj.

Në fund, ai ka kërkuar mbështetje për rrugëtimin e ri politik në kuadër të LDK-së. /Kosova.info/


Go to TOP