Zogaj takon mërgatën në Munich: Diaspora mbetet shtyllë e fortë e Kosovës
Anëtari i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe kryetari i degës së tretë, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Munich ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë atje.
Zogaj e ka cilësuar takimin si të jashtëzakonshëm duke theksuar atmosferën plot energji, emocione dhe dashuri për Kosovën dhe për LDK-në. Sipas tij, në këtë takim janë zhvilluar diskutime të hapura dhe janë ndarë ide të vlefshme për të ardhmen e vendit.
Ai është shprehur i lumtur që ka takuar bashkatdhetarë punëtorë e të ndershëm, të cilët ndër vite kanë kontribuar për Kosovën dhe vazhdojnë ta mbajnë të fortë lidhjen me atdheun.
“Faleminderit për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Mërgata jonë mbetet një nga shtyllat më të forta të Kosovës”, ka deklaruar Zogaj. /Kosova.info/
