Finalja e madhe, të mërkurën në Samadrexhë ndeshja e parë

Samadrexha dhe Shqiponja e Gjakovës përballen në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampione shpallet skuadra që i shënon tri fitore.

Tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve.

Finalja e parë është të mërkurën prej orës 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Ndeshja e dytë finale është të shtunën e ardhshme në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ndërsa finalja e tretë, sërish në Samadrexhë, më 21 maj. Ndeshja e katërt dhe e pestë eventuale luhen më 24, përkatësisht 28 maj.

Samadrexha në stinorin e rregullt i fitoi të gjitha 16 ndeshjet. Në gjysmëfinale e mposhti në dy ndeshje skuadrën e Ferizajt.

Shqiponja në pjesën e rregullt të kampionatit ishte e dyta me 13 fitore e tri humbje. Në gjysmëfinale në dy ndeshje eliminoi kampionin e edicionit të kaluar, Istogun.

Samadrexha tashmë e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll. /


Go to TOP