Hasani: Albin Kurti më mashtroi, s’e mbajti premtimin për vizitën te Hashim Thaçi
Nait Hasani nga PDK-ja në “Click” të RTV21 ka deklaruar se nuk ka votë asnjëherë për Lëvizjen Vetëvendosje në duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë përmbushjeje të premtimeve.
“Në zgjedhjet e shkurtit Albini e ka kërkuar votën time, i kam thënë jo sepse nuk e meriton, sepse më ka mashtruar se do të shkojë ta vizitojë Hashim Thaçi atje dhe do të jetë pjesë e shtetit, por nuk ka shkuar. Mashtruesit te unë nuk marrin votë”, është shprehur Hasani.
