AGK, OSBE dhe Rrjeti i Grave Gazetare shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në Prishtinë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës kanë ftuar mediat të marrin pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 3 maj 2026, në ambientet e Boho në Prishtinë, nga ora 14:00 deri në 16:30.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të organizohet panel diskutimi me temën: “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”.
Në panel pritet të marrin pjesë gazetarë/e, përfaqësues të mediave si dhe ekspertë të shëndetit mendor, ku do të diskutohet për sfidat që sjell profesioni i gazetarisë dhe ndikimi i tij në mirëqenien psikologjike të punonjësve medialë. /Kosova.info/
