Muharremi: Sot askush nuk i ka 51%, Kosova nuk është Kubë

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për shkarkime diplomatike dhe emërime të reja në institucionet shtetërore duke thënë se askush më nuk i ka 51 për qind dhe se partitë duhet të kenë mirëkuptim mes vete.

Ai ka kritikuar veprimet e qeverisë në detyrë dhe ushtruesve të detyrës duke theksuar se në këtë fazë duhet të kryhen vetëm funksionet minimale të shtetit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re dhe Presidentit.

Muharremi tha se ndërmarrja e veprimeve të rëndësishme politike dhe institucionale në këtë periudhë përbën kapje të shtetit dhe tentativë për instalim të njerëzve partiakë në institucione publike.

Sipas tij, votuesit duhet t’i ndëshkojnë këto veprime nëse dëshirojnë demokraci dhe ekonomi të tregut, ndërsa shtoi se Kosova nuk duhet të shndërrohet në “parti-shtet” apo në një model komunist. /Kosova.info/

Go to TOP