Cakolli: Votimi pa 80 deputetë është shkelje kushtetuese, raundet tjera cenojnë rendin kushtetues

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me zhvillimet në Kuvend duke vlerësuar se mbajtja e raundit të votimit pa praninë e së paku 80 deputetëve përbën shkelje të pastër kushtetuese.

Sipas tij, prania e deputetëve është dashur të verifikohej përmes votimit për pjesëmarrje, sikurse kishte ndodhur në seancën e 5 marsit.

Cakolli theksoi se çdo përpjekje për të vazhduar nesër me raunde të tjera votimi pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues. /Kosova.info/

Go to TOP