AAK nuk merr pjesë në seancën e orës 17:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur për orën 17:00 me temë diskutim për presidentin.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Drejtues të AAK-së kanë thënë se nuk e mbajnë mend që ndonjëherë ka pas seancë me debat për presidentin.

Në seancë nuk pritet të marrë pjesë as LDK-ja.

Go to TOP