​U zgjodhën tre anëtarë të KSHC-së, kundër edhe Haxhi Avdyli i VV-së

Projektligji për energjinë elektrike ka përplasur ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me partitë opozitare në seancën e sotme të Kuvendit.

Dështimi i shqyrtimit të projektligjit me shmangie nga afati procedural bëri që ministrja Rizvanolli t’i akuzojë opozitarët, duke thënë se po ia humbin Kosovës nëntë milionë euro, si dhe po ia pamundësojnë reformat në sektorin e energjisë.

“Po ia humbni shtetit nëntë milionë euro dhe po pamundësoni reformat që, ndër të tjera, mundësojnë integrimin në tregun rajonal dhe të Bashkimit Evropian. Flisni për tregtimin e energjisë që 1 vit dhe 2 vite, mirëpo nuk lejoni pakon e ligjeve që lejon transferimin dhe mundëson integrimin në tregun rajonal dhe t’i heqim tregtarët për të cilët po flisni”, tha ajo.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se ky projektligj është i dëmshëm për vendin, ku shpëtohen qindra miliona euro transaksione, siç tha, të parregullta me tenderë njëburimorë.

“Do të isha i lumtur nëse këto ligje nuk miratohen sot, sepse Kuvendit dhe Kosovës do t’i shpëtohen qindra miliona euro transaksione të parregullta me tenderë njëburimorë në sektorin e energjisë”, deklaroi Shala.Në debat u përfshi edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se mazhoranca i ka 66 vota, mirëpo po dështon t’i miratojë ligjet për shkak se nuk po i procedon me kohë në Kuvend.

“Ju i keni 66 vota në Kuvend; sikur të bënit punën me kohë dhe afate, absolutisht nuk iu duhen votat e opozitës… Nuk e kemi asnjë obligim të votojmë procedura të përshpejtuara për ligje që ne nuk e kemi sigurinë që implementohen në praktikë”, tha ajo.

Kritika për përmbajtjen e projektligjit adresoi edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.“Ndoshta po humbin nëntë milionë, por ka probleme serioze që ndërlidhen me përmbajtjen”, theksoi ai. 

Go to TOP