Sadiku: Kurti pa qëndrueshmëri në fjalë, pa raporte të qëndrueshme ndërkombëtare
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të konsistencës në qëndrime dhe komunikim politik.
Sipas Sadikut, në fund po bëhet e qartë pse Kurti nuk ka arritur të ndërtojë raporte të qëndrueshme me diplomatë ndërkombëtarë dhe pse, siç thotë ai, nuk ka miq të vjetër apo bashkëpunëtorë afatgjatë në politikë.
“Ka vartës dhe njerëz-numra. Sepse në politikë dhe diplomaci, fjala ka peshë. E ai… fjalët i ndryshon çdo vit, çdo javë, çdo ditë”, është shprehur Sadiku. /Kosova.info/
