Lekaj: Haradinaj figura më unifikuese për President
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese në krye të shtetit duke theksuar se kjo figurë tashmë ekziston.
Sipas tij, si opozita ashtu edhe pozita mund të pajtohen për një emër konsensual për President duke përmendur Ramush Haradinaj si kandidat të denjë për këtë post.
Lekaj e vlerësoi Haradinajn si një lider me përvojë shtetformuese, të dëshmuar në periudha sfiduese për vendin duke shtuar se ai përfaqëson unitet, vendosmëri dhe dinjitet në përfaqësimin e Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë saj. /Kosova.info/
