Fundjavë me diell dhe temperatura në rritje, kushte të favorshme për bujqësinë
Fundjava e 25 dhe 26 prillit 2026 pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në vend. Të shtunën, territori do të jetë nën ndikimin e një fushe të presionit të lartë atmosferik (anticiklon) duke sjellë stabilitet dhe mungesë të zhvillimeve të theksuara të vranësirave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga juglindja, pa ndikim të madh në ndjesinë termike.
Edhe të dielën parashihet mot i ngjashëm, por me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale, të cilat mund të arrijnë deri në 22 gradë Celsius. Vranësirat do të jenë më të dukshme kryesisht në zonat malore gjatë orëve të pasdites, si pasojë e zhvillimeve të dobëta konvektive.
Nga aspekti agrometeorologjik, këto kushte konsiderohen të favorshme për zhvillimin e kulturave pranverore duke ndikuar pozitivisht në proceset e fotosintezës dhe rritjes vegjetative. Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë natës mund të paraqesin rrezik të lehtë për kulturat e ndjeshme në fazat e hershme të zhvillimit, veçanërisht në zonat më të ftohta. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 25.04.2026 | 26.04.2026 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 70C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 4 | 20 | 4 | 21 |
| Pejë | 4 | 20 | 4 | 21 |
| Prizren | 5 | 21 | 5 | 22 |
| Gjakovë | 5 | 21 | 5 | 22 |
| Istog | 5 | 21 | 5 | 22 |
| Junik | 4 | 20 | 5 | 20 |
| Dragash | 3 | 18 | 3 | 19 |
| Ferizaj | 4 | 20 | 4 | 20 |
| Gjilan | 4 | 20 | 4 | 20 |
| Kamenicë | 4 | 21 | 4 | 21 |
| Besianë | 4 | 20 | 4 | 20 |
| Mitrovicë | 5 | 20 | 5 | 20 |
| Malishevë | 5 | 21 | 5 | 21 |
