Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare.
Sipas njoftimit nga ky institucion, seanca do të nisë në orën 12:00, ndërsa në rend dite janë pesë pika kryesore që lidhen me çështje të rëndësishme ligjore dhe financiare.
Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2026, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike.
Në rend dite është edhe mocioni për shqyrtimin e dytë të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.
