Muharremi akuzon Kurtin: E zvarriti me qëllim procesin për presidentin
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për mungesë vullneti në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas Muharremit, deklaratat e mëhershme të Kurtit për nevojën e 85 votave bien në kundërshtim me ofertën e fundit për bashkëqeverisje me LDK-në. Ai sugjeron se shumica e nevojshme ka ekzistuar gjithmonë, por sipas tij, ka munguar vullneti politik për të përmbyllur procesin.
Muharremi shkon më tej duke pretenduar se zvarritja e procesit është bërë me qëllim, për të mbajtur vendin në një situatë krize institucionale dhe pa mbikëqyrje të plotë demokratike.
Ai gjithashtu thekson se, sipas tij, qasja e Kurtit ka qenë e planifikuar që nga fillimi duke përfshirë edhe takimet me familjen Jashari, me synimin që të mos arrihet zgjedhja e presidentit.
Reagimi i tij përfundon me kritika të forta ndaj mënyrës së qeverisjes duke e cilësuar situatën si të dëmshme për funksionimin demokratik të vendit. /Kosova.info/
