Deklarimi i pasurisë: Çfarë zotëron deputetja Adriana Matoshi?
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit duke zbuluar të dhëna mbi të ardhurat, pronat dhe detyrimet financiare.
Sipas deklarimit të fundit vjetor, Matoshi nuk ka aksione në kompani tregtare, ndërsa në kategorinë e pasurive të luajtshme figuron një veturë e tipit Fiat, e dhuruar nga ish-bashkëshorti në vitin 2023, me vlerë 13 mijë euro, në pronësi të prindërve.
Sa i përket pasurive të paluajtshme, është deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 66 metra katrorë, e ndërtuar nga kursimet e prindit në vitin 1990, me vlerë të deklaruar prej 400 mijë euro, po ashtu në pronësi të prindërve.
Në aspektin financiar, deputetja ka një kredi në NLB Banka për renovimin e shtëpisë, e marrë në vitin 2025 në vlerë prej 15 mijë eurosh, ndërsa borxhi i mbetur aktual është mbi 12 mijë euro.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar mbi 13 mijë euro para të gatshme në bankë, të cilat sipas saj burojnë nga paga, kredia dhe të hyrat e vajzës së saj, shkruan Zeri.info.
Sa i përket të ardhurave vjetore, Matoshi ka përfituar rreth 18,943 euro nga paga si deputete, ndërsa nuk ka raportuar të ardhura të tjera personale gjatë vitit 2025.
Ndërkohë, të ardhura shtesë në familje janë regjistruar nga aktiviteti si aktore i anëtarëve të familjes, me mbi 19 mijë euro të realizuara nga projekte të ndryshme artistike.
Deklarimin e plotë mund ta gjeni KETU
