Hoti: Kompanive që nuk garantojnë kushte bazike të sigurisë do t’u ndalohen punimet

Pas vdekjes së një punëtori në Ferizaj, i cili ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim e sipër, ministri i Punës, i Familjes dhe i Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, paralajmëroi aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve në sektorin me rrezik të lartë, veçanërisht në ndërtimtari.

“Çdo kompani që nuk garanton kushte bazike të sigurisë, do të ketë ndalim të menjëhershëm të punimeve, do të ndëshkohet sipas ligjit dhe nuk do të lejohet të vazhdojë punën derisa të plotësojë standardet”, tha ministri Hoti. /Kosova.info/

Go to TOP