Barcola rikthehet te PSG para përballjes me Liverpool

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, është rikthyer në skuadër për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League ndaj Liverpool, ka njoftuar klubi francez.

Barcola kishte munguar për rreth një muaj për shkak të një lëndimi të rëndë në ligamentet e kyçit të këmbës, të pësuar në ndeshjen ndaj Chelsea në fazën e kaluar të garës. Si pasojë, ai kishte humbur tri ndeshjet e fundit të PSG-së në të gjitha garat, si dhe miqësoret e Francës kundër Brazilit dhe Kolumbisë.

Rikthimi i tij vjen në një moment kyç për kampionët evropianë, të cilët e presin ndeshjen ndaj Liverpool me epërsi 2-0 nga ndeshja e parë. PSG synon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube.


Go to TOP