Rahoveci mposht Trepçën, Vëllaznimi fiton ndaj Vushtrrisë

Me rezultatin 44:22, Rahoveci e ka fituar ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, të shtunën, “vreshtarët” fituan ndaj Trepçës. Granit Kadiri e Guilherme Fernandes i realizuan nga dhjetë gola për mysafirët.

Te Trepça më efikasi ishte Amar Mujka me nëntë gola, derisa pesë i realizoi Sali Maxhera.

Po të shtunën, Vëllaznimi në Gjakovë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:35.

Ardi Halili me 18 gola ishte më efikasi te vendasit. Amir Fazliu i realizoi nëntë për Vushtrrinë.

Rahoveci është i dyti me 45 pikë. Vëllaznimi doli në vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Trepça renditet e gjashta me 16 pikë. Vushtrria është e fundit, pa pikë.

Ndeshja mes Llapit dhe Kastriotit luhet të dielën nga ora 18:00 në Podujevë. /Kosova.info/

Go to TOP