Ymeri: Inflacioni po godet qytetarët – çmimet në Kosovë rriten më shpejt se në rajon

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka sqaruar ndikimin e inflacionit në jetën e përditshme të qytetarëve duke theksuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend.

Sipas saj, inflacioni vjetor prej 6.7% nënkupton se një produkt që vitin e kaluar kushtonte 100 euro, sot kushton 106.7 euro, ndërsa norma mujore prej 1.5% do të thotë se një produkt prej 10 eurosh, brenda një muaji rritet në 10 euro e 15 cent.

Ymeri theksoi se këto janë vlera mesatare dhe se në shumë produkte rritja e çmimeve është edhe më e lartë. Ajo ngriti shqetësimin se Kosova po prin në rajon për rritjen e çmimeve duke lënë pas edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas saj, kjo situatë po rëndon drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe kërkon reagim më të fuqishëm institucional për ta frenuar rritjen e çmimeve. /Kosova.info/


Go to TOP