Ymeri: Mbështetja e tregut lokal ul importin dhe fuqizon bizneset vendore
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së tregut lokal si një mënyrë efektive për të ulur varësinë nga importi dhe për të fuqizuar bizneset e vogla vendore.
Sipas saj, qytetarët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik duke zgjedhur produktet vendore. Ajo mori si shembull çmimin e vezëve në tregun lokal, të cilat mund të blihen për rreth 15 cent duke ndihmuar kështu prodhuesit e vegjël që të vazhdojnë kultivimin edhe të produkteve të tjera.
Ymeri theksoi se jo të gjithë prodhuesit arrijnë të depërtojnë në markete, ku çmimi i vezëve shkon deri në 30 cent, çka e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen direkte nga konsumatorët.
“Nëse ne vet nuk e duam tregun lokal, nuk mund të presim që ta mbështesë dikush tjetër”, ka deklaruar ajo. /Kosova.info/
