Evliana Berani kujton Eliot Engel: Kosova humbi një mik të madh

Gazetarja Evliana Berani ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar atë si një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Ajo kujton se e kishte takuar për herë të parë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë kur ish-Jugosllavia po shpërbëhej, ndërsa Engel angazhohej fuqishëm për të ndalur dhunën në Ballkanin Perëndimor dhe për të promovuar dialogun dhe zgjidhjet paqësore.

Berani thekson se gjatë viteve e ka intervistuar disa herë për media vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2010 pati mundësinë të punonte si fellow në Kongresin amerikan, ku ishte pjesë e ekipit të tij në Komitetin për Punë të Jashtme. Sipas saj, pikërisht aty e pa nga afër përkushtimin e tij si një nga zërat kryesorë të politikës së jashtme amerikane.

Ajo vlerëson se Kosova ka humbur një mik të madh, ndërsa shprehet e bindur se ai do të kujtohet me respekt dhe dashuri nga qytetarët.

Në fund, Berani ka ndarë edhe një prej thënieve të tij: “Populli i Kosovës e do Amerikën dhe ne jemi përgjegjës për lirinë dhe shtetin e tij të pavarur.” /Kosova.info/

Go to TOP