Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigane Berisha, viziton kompaninë Spitex Melina’s Medical Care
Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigane Berisha, ka realizuar një vizitë zyrtare në kompaninë Spitex Melina’s Medical Care, ku është pritur nga CEO i saj, Daniel Dema.
Gjatë kësaj vizite, u diskutua për zhvillimet në sektorin e kujdesit shëndetësor, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Z. Dema posedon një përvojë të pasur profesionale mbi 25 vite, prej të cilave 18 vite në pozita drejtuese në nivele të ndryshme. Nga viti 2020 deri në vitin 2025, ai ka udhëhequr regjionin “Zvicra Lindore dhe Ticino” të Swiss Post, duke menaxhuar rreth 750 punonjës.
Ai ka përfunduar studimet MAS në fushën “Change und Organisationsdynamik” dhe prej 9 vitesh shërben si këshilltar komunal në komunën Wängi, në kantonin Thurgau.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve profesionale dhe institucionale mes komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve vendore.
