Presidentja Osmani kujton 27-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës së tmerrshme të kryer në bodrumin e familjes Vejsa, ku 20 anëtarë të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, përfshirë gra, fëmijë dhe një burrë nga mosha 2 deri në 75 vjeç, u vranë mizorisht dhe më pas u dogjën nga regjimi gjenocidal serb.
Presidentja Osmani theksoi se ky krim nuk është vetëm një kujtim i dhimbshëm, por edhe një dëshmi e rëndësishme që e vërteta nuk duhet harruar kurrë dhe drejtësia duhet të vendoset sa më parë.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri,” tha ajo duke nderuar viktimat e këtij akti të rëndë. /Kosova.info/
