AGK dënon gjuhën e Albin Kurti ndaj mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke i cilësuar ato si retorikë nxitëse dhe akuzuese kundër mediave dhe gazetarëve në vend.

Sipas AGK-së, Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendi i Kosovës për të vazhduar sulmet ndaj mediave duke përmendur ndër të tjera “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme” dhe duke sugjeruar se dezinformimi po ndikohet nga armiq të jashtëm, të cilët sipas tij gjejnë “argatë” edhe brenda vendit.

AGK-ja e ka dënuar fuqishëm këtë gjuhë duke theksuar se cilësimi i gazetarëve si “argatë të armiqve” përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe përpjekje për të minuar raportimin e pavarur dhe profesional.

Në reagim, AGK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë transparencë dhe përfshirje të gjerë në hartimin e ligjit të ri për Komisioni i Pavarur i Mediave, të ndalojë presionin politik ndaj transmetuesit publik Radio Televizioni i Kosovës dhe të heqë dorë nga, siç i quan, fushatat e organizuara të denigrimit ndaj mediave. /Kosova.info/


Go to TOP