Përfundoi intervistimi i Shkëlzen Gashit, dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
Pas më shumë se tre orësh përfundoi intervistimi i autorit të ekspozitës “Masakrat e Kosovës 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, i cili po dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas Prokurorisë Specialt në vendbanimin e Gashit është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin.
Ndërsa, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.
Gjatë ditës së sotme veteranët e UÇK-së kanë protestuar kundër kësaj ekpozite, e cila për disa ditë ka qëndruar në sheshet kryesore të Prishtinës. Ndërsa mbështetje financiare ekspozita në fjalë kishte marrë edhe nga Kuvendi i Kosovës. /Kosova.info/
