Kosova përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, si përgatitje për sfidën e ardhshme ndaj Turqisë.

Pas fitores ndaj Sllovakisë, që i siguroi vendin në finalen e fazës Play‑Off, Kosova do të kërkojë një rezultat pozitiv të martën në ora 20:45, në një ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova ka një bilanc negativ ndaj Turqisë, me tre humbje në përballjet e mëparshme, 6:1 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 2014, në një miqësore ndërkombëtare me lejen e FIFA-s, ku golin për Kosovën e shënoi Albert Bunjaku dhe ndeshja u ndoq nga 17 mijë tifozë. 

2:0 në Antalya më 12 nëntor 2016 dhe 4:1 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër më 11 qershor 2017, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, ku golin për Kosovën e shënoi kapiteni Amir Rrahmani.

Por, forma e Kosovës prej asaj kohe është dukshëm më e lartë, me futbollistë që luajnë në ligat më të forta të Evropës. 


Go to TOP