Sadiku: 89% e nxënëseve të vaksinuara kundër HPV në Prishtinë, rritet fokusi te vaksina MMR
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtina, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se 89% e nxënëseve të klasave të gjashta janë vaksinuar kundër virusit HPV duke e cilësuar këtë si një sukses të rëndësishëm për shëndetin publik.
Së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, dhe shefen e zyrës së UNICEF në Kosovë, Veronika Vashchenko, ata vizituan Shkolla Fillore ‘Ismail Qemali’ për të parë nga afër procesin e vaksinimit.
Ky është viti i tretë që në Kosovë zbatohet vaksinimi kundër HPV, virus që konsiderohet shkaktari më i shpeshtë i kancerit të qafës së mitrës. Sipas Sadikut, arritja e nivelit prej 89% përbën një hap të madh drejt parandalimit të kësaj sëmundjeje serioze.
Ai theksoi se vaksinat kanë luajtur historikisht rol kyç në mbrojtjen e shëndetit publik, por paralajmëroi edhe për rënien e mbulueshmërisë me vaksinën MMR vaccine (Fruthi, Shytat, Rubeola).
Për këtë arsye, drejtoria e shëndetësisë në Prishtinë ka vendosur që gjatë këtij viti të ketë prioritet rritjen e vaksinimit, veçanërisht me vaksinën MMR, përmes informimit dhe ndërgjegjësimit të prindërve mbi rëndësinë e imunizimit në mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. /Kosova.info/
