Apeli i fundit për qytetarët: Pa pagesë, nuk ka ujë
Autoritetet e ujësjellësit bëjnë thirrje të qarta për të gjithë qytetarët: borxhi për ujin ka arritur mbi 45 milionë euro, duke rrezikuar furnizimin e rregullt me ujë. Situata është e papranueshme, sidomos për shkak të mospagesave dhe kyçjeve ilegale që dëmtojnë sistemin dhe krijojnë mungesë uji për konsumatorët e rregullt.
Të gjithë qytetarët me borxhe janë të detyruar të shlyejnë menjëherë detyrimet ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste. Në të kundërtën, do të ndërpritet furnizimi me ujë, do të ndërmerren masa ligjore dhe do të identifikohen dhe ndëshkohen kyçjet ilegale.
Autoritetet nënvizojnë se ky është një apel serioz për përgjegjësi qytetare, duke theksuar se uji është shërbim bazë, por kërkon bashkëpunim dhe disiplinë nga të gjithë. /Kosova.info/
