Manaj: Kushtetuesja rrëzon detyrimin për deputetët – përcakton qartë afatet për Presidentin
Zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka renditur katër aspektet kryesore të aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Sipas Manajt, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Qeverisë dhe të Lëvizja Vetëvendosje për të detyruar deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.
Ai thekson se afati për zgjedhjen e Presidentit është detyrues dhe duhet të jetë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual duke e cilësuar këtë si konfirmim të dekretit të Presidentes. Megjithatë, në rastet kur nuk janë në dispozicion 60 ditë të plota nga konstituivi i Kuvendit, afati fillon të llogaritet nga dita e konstituivit.
Sipas tij, Gjykata ka sqaruar gjithashtu se afati 60-ditor është procedural dhe duhet të shërbejë në funksion të afatit detyrues 30-ditor.
Në fund, Manaj nënvizoi se aktgjykimi përcakton qartë edhe pasojat në rast të dështimit për zgjedhjen e Presidentit duke theksuar se shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht nëse nuk respektohen afatet kushtetuese. /Kosova.info/
