Abdixhiku pret ambasadorin francez, flasin edhe për çështjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, duke thënë se kanë diskutuar për ruajtjen e stabilitetit institucional.

“Gjatë takimit diskutuam gjerësisht për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së Presidentit. Vlerësova se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte thelbësore për funksionimin demokratik të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Abidxhiku më tej ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit.

“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euro-atlantike, dhe partneriteti me shtetet mike si Franca është thelbësor për këtë rrugëtim”, vazhdon Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP